Balla: Shkelën marrëveshjen, kanë kohë deri të dielën të propozojnë emër për presidentin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt se mazhoranca ka shkelur marrëveshjen për presidentit.

Balla u shpreh se askush nuk mund të shkelë Kushtetutën. Sipas tij kandidatët e propozuar nga opozita duhet të vinë vetëm me firmat e deputeteve të opozitës.

“Ju ishit prezent një ditë më parë. Unë mendoj se duhet të jetë shumë e qartë se PS, ne kemi thënë se në këtë pjesë të procesit jemi të gatshëm të negociojmë për emrat. Por unë e kam thënë disa herë që procesi të ruajë integritetin e tij, që kandidati që propozon opozita të mbështetet me firma vetëm nga opozita, unë mendoj se çdokush na mirëkupton. Ne kemi bërë dhe kalkulimet se sa kandidatë mund të propozohen nga opozita, dhe Alibeaj e konfirmoi se ata i kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë. Deri të dielën kanë mundësinë të propozojnë dy kandidatura. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë mundësinë e votimit nëse vendosim t’i mbështesim. Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshjeje”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 20.05.2022 17:00