Interi nuk i ndahet Kristjan Asllanit, ka një “kartë” për transferimin nga Empoli

Interi është në kërkim të formulës për transferimin e Kristjan Asllanit. Fillimisht u përfol për përfshirjen e sulmuesit Sebastian Esposito.

Tani në skenë ka dalë një tjetër emër dhe ai është portieri Michele Di Gregorio, i cili është i huazuar te Monza.

Nëse këta të fundit ngjiten në Serie A do ta blejnë për 4 milionë euro, ndryshe Interi synon ta përfshijë në operacionin për Asllanin.

Empoli ka nevojë për një portier, pasi Guglielmo Vicario është i huazuar nga Cagliari dhe për të po interesohet Fiorentina. Kështu Di Gregorio mund të jetë karta e Interit për Asllanin. / h.ll/albeu.com


Shtuar 19.05.2022 14:00