Fotoja që shihni më poshtë është e 48-vjeçari, Arben Mërkuri që u ekzekutua mbëmjen e sotme me armë zjarri në qendër të Sukthit, në dyqanin e tij.
Mërkuri rezulton me precedent të mëparshëm penal. Dyshohet gjithashtu që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez
Pistat në të cilat po heton policia janë larje hesapesh dhe dyshime për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.
Arben Mërkuri, njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, që ishte në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë antentat te mbikalimi i Shkozetit.
Muharremi nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Në këtë ngjarje është përfshirë dhe Maneci.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.
Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com