Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon takimet e tij me demokratët në kuadër të turit për garën për kryetar të PD-së. Sot ai ndodhet në Elbasan dhe sa sulmuar kryeministrin duke thënë se flet më me shumë pasion për kanabisin sesa për grurin e fikun. Më tej, ish-kryeministri u shpreh se Shqipëria sot është rruga kryesore e heroinës në Europë
“Pazaret e pandershme të ish-kryetarit dhe një grusht drejtuesish. Ne kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara. Kjo qeverisje kalonte nga skandali në skandal, nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patën një qeverisje e cila sipas të gjithë treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të rajonit për rekordet e zeza. Në një kohë kur Europa shikonte si problem emigracionin nga Siria dhe Afganistani, herë-herë Shqipëria zinte vendin e parë për emigracionin, duke mos qenë në luftë dhe me potenciale të jashtëzakonshme. Shqipëria sot është rruga kryesore e heroinës në Europë. Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, se për fikun se për arrat.”, tha Berisha./albeu.com