Milani dhe Juventusi kanë dhuruar spektakël në San Siro si rrallë herë, shkruan Albeu.com.
Kuqezinjtë kanë bërë mbrekullinë duke fituar 4-2 me përmbysje.
Pas një pjese të parë pa gola me fillimin e të dytës skuadra e Sarri realizoi dy gola të shpejtë me Rabiot dhe Ronaldo.
Por kur u mendua se Juve po shkonte drejt 3 pikëve të arta, Milani realizoi plot 4 gola.
Serinë e golave e hapi Ibra me 11-metërsh më pas shënuan Kessie, Leao, dhe Rebic.
Ndërkohë pas 31 javësh Milani ngjitet në vendin e 5 me 49 pikë ndërsa Juve mban vendin e parë me 75 pikë. /albeu.com/
