Ja 4 gabime që vazhdoni t’i përsërisni sa herë gatuani

Nuk fusni produktet në frigorifer edhe pasi i keni prerë

Në momentin që prisni një frut apo perime, përshpejtohet procesi i prishjes. Prandaj kjo do të thotë se nëse do të prisni një shalqi për të ngrënë vetëm një pjesë, pjesa tjetër duhet patjetër të qëndrojë në frigorifer.

Të lidhura

None found

Larja e pulës përpara gatimit

Mishi i pulës shpesh fajësohet për përhapjen e salmonelës. Kur keni të bëni me pula të freskëta, mos i lani ato sepse kjo mund të përhapër bakteret në lavaman. Pasi ta gatuani atë, lajini duart mirë dhe mos i prisni kurrë edhe mishrat e tjerë apo perimet në të njëjtën sipërfaqe ku keni prerë edhe pulën.

Ngrirja e ushqimeve në mënyrën e gabuar

Ushqimet që mbahen në ngrirje, duhet të mbështillen fortë me dy shtresa që të mos prishen, por edhe që kristalet e akullit të mos ndyshojnë përbërjen e ushqimit dhe shijen. Nëse i vendosni ushqimet për të ngrirë në një enë, sigurohuni që të lini edhe pak vend bosh që ato të zgjerohen.

Nuk po përdorni termometër ushqimi

Një kuzhinier i mirë, mund të dallojë se ushqimi është gati nëpërmjet shikimit, aromës apo prekjes. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ai është i sigurt për t’u ngrënë. Një termometër ushqimi duhet brenda kuzhinës!/albeu.com


Shtuar 16.05.2022 18:03