Bëni kujdes, si lidhet obeziteti i nënës me zhvillimin e trurit të fëmijës

Obeziteti është një shqetësim i jashtëzakonshëm i viteve të fundit. Kequshqyerja sjellë obezitet dhe pasojat për shëndetin janë të rrezikshme. Mesa duket ka një periudhë përgjatë të cilës obeziteti është shumë më i rrezikshëm sesa në kushte të tjera dhe kjo periudhë është shtatzënia.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Journal of Child Psychology & Psychiatry”, obeziteti ndikon në dy zona të trurit, që luajnë një rol kryesor në vendimmarrje dhe sjellje.

Obeziteti tek një grua shtatzënë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit. Sipas studiuesve pesha e tepërt e grave shtatzëna mund të pengojë zhvillimin e trurit të foshnjave që në tremujorin e dytë.

Moriah Thomason, autore e studimit, u shpreh: Gjetjet tona pohojnë se mbipesha mund të luajë një rol në zhvillimin e trurit të fetusit, gjë që mund të shpjegojë disa nga shqetësimet konjitive dhe shëndetësore metabolike që shihen te fëmijët e lindur nga nënat mbipeshë.”

Ekipi hulumtues duke përdorur imazhe MRI për të matur aktivitetin e trurit të fetusit arritën në përfundimin se shanset që fëmijët të lindnin me probleme të ndryshme shëndetësore ishin më të mëdha tek nënat që vuanin nga obeziteti.


Shtuar 15.05.2022 12:00