Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev delegacionin e Senatit Amerikan të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës, Mitch McConnell.
“Vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan,” tha Zelensky në një postim në Twitter.
“Faleminderit që po na ndihmoni jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtet këtë,” përfundoi presidenti ukrainas.
Senatorët republikanë Susan Collins nga Maine, John Barrasso nga Wyoming dhe John Cornyn nga Teksasi mbërritën në Kiev për tu takuar me Zelenskyn.
Ende nuk dihet nëse takimi u zhvillua të shtunën dhe nëse delegacioni është ende në Kiev.