Rudina Dembacaj ka zhvilluar një bashkëbisedim në Instagram me ndjekësit e saj të cilët i kanë bërë pyetje. Dikush e ka pyetur aktoren nëse ka pasur ndonjëherë momente në jetën e saj kur është ndjerë e dobët dhe si ka vepruar më pas.
Aktorja tregoi se ka patur raste kur ka qarë tre ditë dhe më pas i ka dhënë zgjidhje.
Pyetje: A ke pasur ndonjëherë momente në jetë kur ke thënë nuk mundem më? Dhe si je ngritur sërish?
Rudina: E kam thënë, shumë shpesh! Kam qarë nja tre ditë, i kam dhënë zgjidhje. Një jetë kemi.
Një tjetër ndjekëse e ka pyetur Rudinën nëse ka menduar që të ketë një fëmijë me partnerin e saj Mark Frokun. Aktorja tha se do ta mirëpresë kurdo që të vijë por momentalisht ajo është fokusuar në gjëra të tjera.
Pyetje: Ke menduar për fëmijë të dytë?
Rudina: Po, e kam menduar shpesh! Është mendim i bukur, për sa kohë mbetet i tillë. Përtej shakasë, kur ta falë Zoti, do e mirëpres, por për momentin jam e fokusuar te gjera të tjera.