Barcelona ja ka bërë të ditur Lautaro Martinezit që ai mund të transferohet në Camp Nou vetëm nëse bën një kërkesë për tu larguar nga Inter.
Por shefi i Inter, Giuseppe Marotta insiston se ai është i lumtur tek Inter dhe se klubi nuk është i detyruar ta shes atë.
Marotta dëshiron ta mbajë futbollistin pasiqë Antonio Conte po kërkon ndërtimin e një skuadre që do të jetë në gjendje të rivalizojë me skuadrën e Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Zonja e Vjetër është shkëputur 11 pikë nga Inter i vendit të tretë kur kanë mbetur vetëm edhe 8 ndeshje për tu zhvilluar.
