Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, duket se Rusia ka ndërmarrë një vendim të fortë, për ndalimin e furnizimit të Europës me gaz.
Lajmin e bëri të ditur Gazprom, i cili ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e një tubacioni kyç të kalimit të gazit përmes Polonisë.
Çmimet e gazit u rritën në Evropë pasi Gazprom ndaloi furnizimin e Kontinentit të Vjetër përmes Polonisë. Sipas raportimeve , në “Dutch TTF Gas Futures” çmimet u rritën me 16.6% në 109 euro/Mwh.
Megjithatë, të dyja vlerat, si për Amsterdamin, ashtu edhe për Londrën, janë larg majave të 7 marsit të kaluar, me vlerat në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, kur arritën përkatësisht në 345 euro.