Këngëtarja Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret” por që për fat të keq nuk ia arriti dot që të kualifikohej për në finale.
Komente të shumtë ka marrë kënga e Ronelës, si pozitive ashtu dhe negative.
Mirëpo, një reagim ka ardhur ditën e sotme nga këngëtarja e cila shkruan: “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.
Në fakt, statusi i Ronelës duket edhe pak ironik kundrejt te gjithë atyre personave që e kritikuan për veshjen por edhe për peshën e saj.