Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka komentuar strategjinë e përdorur në fushatë, ku përmes ironisë ka përmendur presidentin e vendit, Ilir Metën dhe përfaqësuesit e opozitës.
Ndër të tjera ai ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Klodian Rashës nga policia, duke e krahasuar me 21 janarin.
“Ne kërkuam ndjesë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, kurse ata nuk bënë asgjë për viktimat e 21 janarit”-u shpreh Rama. /albeu.com/