Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë ushtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.
Ai ka uruar veteranët për ditën e ‘fitores së madhe’.
Dita e Fitores është festa e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Putin gjithashtu bëri thirrje për një minutë heshtje për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas./albeu.com