“Lamtumira e fundit”, yjet e njohur të futbollit mblidhen në funeralin e Raiolës

Një mori emrash të mbushur me yje ishin të pranishëm për të bërë nderimet e tyre në funeralin e super agjentit Mino Raiola në Monte Carlo.

Erling Haaland i Borussia Dortmund, iu bashkua lojtarëve si Zlatan Ibrahimovic i Milan dhe Gianluigi Donnarumma i PSG-së në shërbimin e djeshëm për njeriun që i përfaqësoi ata. Por gjithashtu gjendeshin aty edhe Nedved, Kluivert, Verratti etj.

Të lidhura

None found

Raiola, i cili kishte jetuar në Principatë për disa vite, vdiq të shtunën pas një beteje me sëmundjen në moshën 54-vjeçare.

Fillimisht ai qëndroi në spital në fillim të vitit dhe iu nënshtrua një operacioni shumë delikat në janar.

Javën e kaluar, mediat italiane kishin pretenduar gabimisht se ndërmjetësi i futbollit kishte ndërruar jetë, gjë që më pas u raportua nga shtypi botëror.

Megjithatë, familja e tij konfirmoi lajmin e hidhur për vdekjen e tij vetëm dy ditë më vonë.

Raiola vuante nga një sëmundje e mushkërive, sipas gazetës gjermane “Bild”, përpara se të vdiste.

Vdekja e tij tronditi botën e futbollit dhe shumë nga lojtarët që ai përfaqësoi gjatë gjithë karrierës së tij udhëtuan në Monako për ta nderuar atë në një ceremoni private të mbajtur për familjen dhe miqtë e ngushtë në kishën Saint-Charles./ h.ll/albeu.com


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber