Jo vetëm “Investcorp”, Milani ka dhe një tjetër blerës i cili futet në garë

Kohët e fundit është diskutuar se “Investcorp” dëshiron të blejë klubin e Milanit.

Por të reja për të ardhmen e Milanit vijnë nga Anglia. “Sky News UK” raporton se kompania amerikane “RedBird Capital Partners” do të ishte e gatshme të merrte klubin kuqezi nga duart e “Investcorp”. Fondi arab, në fakt, do të kishte përfunduar periudhën e ekskluzivitetit me Elliott dhe në çdo rast do të ishte afër marrëveshjes.

Kompania amerikane e investimeve ( ndër më pjelloret në botë, veçanërishtë në kompanitë sportive dhe teknologjike) do të kishte ofruar 1 miliard euro për të blerë Milanin.

Vitin e kaluar, “RedBird” bleu 10% të “Feneway Sports Group”, pronar i Liverpool dhe Boston Red Sox, një ekip i ligës të bejsbollit, për shumën prej 750 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.05.2022 14:40