Ngjarje tragjike mes Tiranës, nëna e vajza gjenden të vdekura në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa jetën në banesën e tyre.

Mësohet se nëna bashkë me dy vajzat e tyre kanë tentuar ti japin fund jetës, por ka ndërruar jetë vetëm nëna 54-vjec, dhe vajza 30-vjec.

“Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar…”-njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 2.07.2020 18:37