Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja Grida Duma tha se mazhoranca duhet t’i kishte dhënë mundësinë opozitës që të bënte propozimet e para për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Mazhoranca të thoshte që opozita të propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret.
Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike.
Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma./albeu.com