Shpallen 30 të rinjtë me influencë ndërkombëtare, në listë edhe shqiptari Dean Çelaj

Një shqiptar është renditur në 30 njerëzit më të suksesshëm nga revista prestigjioze “Forbes”. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike  ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit. Shqiptari Çelaj është njeriu që gjatë  pandemisë COVID-19, nëpërmjet platformës “Akademi.al” ndihmoi mbi 500,000 nxënës të aksesonin mësimin online falas.

Ai aktualisht ndjek masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Çfarë është lista Forbes ?

Lista Forbes “30 under 30” është lista e 30 njerëzve me më shumë influencë nën moshën 30-vjeccare.

Revista prestigjioze Forbes është e njohur për listën e njerëzve më të pasur ne botë, e cila rendit miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos, dhe të tjerë, si dhe publikon çdo vit listën e vizionarëve nën moshën 30 me potencialin me të madh për të rikrijuar biznese dhe që kanë pasur impakt në shoqëri.

Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Në listën e vitit 2022 ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harlow, dhe biznesmenë të famshëm.

Emra të njohur në listën “Forbes” nën 30, para se të merrnin famën e tyre, kanë qenë: Mark Zuckerberg, Rihanna, Lebron James, Kylie Jenner, Daniel Ek (CEO i Spotify) dhe 2 nga miliarderët më të rinj të kriptomonedhave Vitalik Buterin dhe Sam Bankman-Fried./albeu.com