26-vjeçari shqiptar, Myrto Uzuni është kthyer në një nga lojtarët kryesore të skuadra spanjolle, teksa kërkojnë edhe mbijetesën mes më të mirëve në La Liga.
Por jeta e futbollsitëve jashtë fushës së blertë ka qenë gjithmonë me interes nga tifozët dhe të dashurat e tyre marrin gjithmonë vëmendjen.
Burime për Albeu.com bëjnë me dije se e dashura e Uzunit është Uarda Hyseni. Bukuroshja nuk është e njohur për publikun, por ajo gëzon mjaft famë në rrjetet sociale ku në profilin e saj në Instagram e ndjekin më shumë se 15 mijë followers.
20-vjeçarja bukuroshe shihet që bën një jetë mjaft luksoze mes veshjeve mijera euroshe dhe udhetimeve te shtrenjta dhe herë pas herë me sulmuesi shqiptar, ku edhe pse nuk e bëjnë me dije se janë në shoqërinë e njeri-tjetrit, locationi i nxjerr zbuluar.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, Uarda ka zbuluar edhe anën romantike të Uzunit. Futbollisti i ka dërguar një një buqete me trëndafila të kuq, ku vëmendjen e ka marrë kartolina.
“Je aq e bukur sa 1 gol në minutën e 94”, i shkruan Myrto Uzuni duke lumturuar bukuroshen.
Tani ngelet vetëm që çifti ta bëjnë lidhjen publike./albeu.com/