Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka pritur pasditen e sotme në rezidencë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.
Mësohet se takimi është mbajtur në kuadër të festimeve të 4 korrikut, ditën e çlirimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në pritje kanë marrë pjese edhe zyrtarë të tjerë, si kreu i PD Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
