I shkoi në shtëpi me “Benz” dhe e thërriti të dilte jashtë, plagoset shqiptari

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Reçicë të Vogël të Tetovës, pranë tregut të kafshëve. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi SH.M.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i autoriti, teksa ai ka mbërritur pranë shtëpisë së të plagosurit me një makinë “Mercedes”, i cili pasi e ka thirrur të dalë jashtë, fillimisht kanë debatuar dhe më pas zënka ka degraduar në përplasje fizike.

Ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka plagosur shtetasin SH.M në këmbë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Tetovës ku dhe aktualisht ndodhet i shtruar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit.


Shtuar 1.07.2020 18:03