Milani mbyll marrëveshjen e 3-të për sezonin e ri, Sanchez një hap larg

Milani thuhet se ka mbyllur transfertën e tretë për sezonin e ri. Pas marrëveshjes me Divok Origin dhe nënshkrimit të tij si lojtar i lirë, por edhe asaj me Lille për blerjen e Sven Botman, “Rosonerët” duket se e kanë gjetur me klubin francez për një tjetër futbollist.

Sipas “calciomercato”, Milani ra dakord me Lille për blerjen e Renato Sanchez, me një shumë prej rreth 22 milionë euro.

Mesfushori portugez që u konsiderua si një talent i madh kur u shfaq në qendër të vëmendjes, por më pas shkoi drejt greminës.
Ai ishte një lojtar kyç i Lille sezonin e kaluar kur fitoi kampionatin në Francë ndërsa këtë vit ka 23 paraqitje me 2 gola dhe 5 asistime. /albeu.com/


Shtuar 1.05.2022 18:08