Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi votoi për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë.
Berisha u shpreh se numërimi i votave do të bëhet përpara kamerave.
Ai shtoi se ky ishte Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidenco-kracisë.
Me përfundimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri u shpreh se tashmë PD do të rikthehet si forcë fitimtare.
“Kjo shënon përfundimin e punimeve të Kuvendit të Partisë Demokratike me sukses të plotë. Siç theksova në fjalën time, ky Kuvend, mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokarcisë dhe presidencokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese të PD, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtar një votë. E tëra e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë. Të gjithë anëtarët ishin të propozuar nga anëtarësia e partisë ose të vetëdeklaruar për të garuar në postin që kanë marrë”, u shpreh Berisha./albeu.com/