Shembet ndërtesa 8-katëshe, shihni momentet e “tmerrit” (VIDEO)

Një ndërtesë e lartë u shemb të premten në qytetin e Changsha në Kinën qendrore.

Dhjetra njerëz mbeten të bllokuar pas shembjes së ndërtesës, thanë zyrtarët sot në ditën e dytë të operacioneve të shpëtimit.

Ndërtesa kishte një hotel, apartamente dhe një kinema.

Të paktën 23 persona mbetën të bllokuar deri të shtunën vonë, ndërsa forcat e shpëtimit nuk mundën të arrinin 39 persona të tjerë nën rrënoja, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qytetit. Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje. Ekipet e shpëtimit përdorin sharra rrethore për të kaluar nëpër rrënoja për të shpëtuar të mbijetuarit.

“Gjendja e të zhdukurve po vlerësohet në detaje”, tha kryebashkiaku ndërsa ekipet e shpëtimit u dyndën në vendngjarje.

Sipas autoriteteve të qytetit, pesë persona u shpëtuan gjatë natës. Media shtetërore tregoi zjarrfikësit duke prerë një lëmsh metali dhe betoni, ndërsa shpëtimtarët bërtisnin në përpjekje për të kontaktuar të mbijetuarit. Disa nga të plagosurit u transportuan me barela në një rrugicë të ngushtë, ndërsa qentë skaut krehnin zonën për shenja jete.

Autoritetet nuk kanë komentuar ende për katastrofën. Megjithatë, rrjeti televiziv shtetëror CCTV raportoi se qeramarrësit kishin bërë modifikime strukturore në ambientet.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një hetim të plotë për shkaqet e shembjes, njoftuan mediat shtetërore. Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste u dërgua në vendngjarje.

Kjo lloj fatkeqësie ndodh shpesh në Kinë, për shkak të respektimit të dobët të rregullave të sigurisë dhe një farë lirshmërie të shërbimeve që supozohet të sigurojnë zbatimin e duhur të tyre. Në janar, një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi goditi një ndërtesë në qytetin Chongqing, rreth 1700 kilometra në perëndim të Shangait, duke vrarë të paktën 16 njerëz. Shpërthimi i një tubi gazi në një zonë banimi në qershor 2021 vrau 25 njerëz në provincën Hubei. Po atë muaj, 18 persona u vranë kur shpërtheu një zjarr në një shkollë të arteve marciale. Të gjitha viktimat ishin nxënës të shkollave me konvikt, sipas mediave shtetërore.


Shtuar 30.04.2022 16:48