I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ish-kryeminsitri Sali Berisha, i është drejtuar Pallatit të Kongreseve ku do të mbahet Kuvendi i PD-së, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Berisha nuk preferoi që të fliste gjatë për mediat, duke nisur vetëm një përshëndetje për të gjithë delegatët, dhe anëtarët e PD-së të cilët u bënë pjesë e procesit zgjedhor në të gjitha degët.
“Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegateve dhe delegatëve, të ftuarve në këtë sallë, mbi 40 mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces, zgjedhësve dhe Partisë Demokratike. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe, në komstituimin e forumeve të saj si një opozitë e vërtetë shqiptare”, tha Berisha./albeu.com