I doli emri te lista e PD-së, reagon Bleona dhe përmend SHBA

Bleona ka reaguar pas thashethemeve që u përhapën sot ku thuhej se artistja është një ndër emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Sali Berishës.

Bleona ka postuar një foto të saj në Instagram dhe ka theksuar se pavarësisht dashurisë për Shqipërinë, ajo është qytetare amerikane prandaj nëse do të punonte për një qeveri, do të ishte vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Edhe pse kam lindur në Shqipëri, unë jam qytetare amerikane! E dua Shqipërinë por jam besnike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkruan Bleona. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Reagon Bleona: Do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve


Shtuar 29.04.2022 18:42

Tags: , ,