Ushqimet e mëposhtme kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Ato janë ushqyes, të lehta dhe të freskëta, dhe ato janë gjithashtu mbi 90 për qind të bëra nga uji. Numri i kalorive te tyre është shumë i ulët, kështu që ju mund t’i hani ato me besim, duke e ditur se ata janë aq të shëndetshëm sa  ç’duhet të jenë.

Cilat janë 10 ushqimet hidratuese për këtë verë

Kastraveci

Ky është ushqimi më i pasur me ujë që ju mund të keni, sepse kastravecat kanë rreth 96.7 për qind përmbajtje të ujit. Pra, bëjini vetes një sallatë, supë të ftohtë, ose shtoni feta kastraveci në sanduiçet tuaj. Dhe, akoma më mirë, pse të mos bëni ca ujë të freskët me kastravec ose edhe një smoothie? Një nga pijet e mia të preferuara është limonata me disa copa kastraveci të hedhura në te, pak xhenxhefil dhe më pas nxehtësia e verës nuk eshte asgjë për mua!

Rrepat e kuqe te vogla

Këto rrënjë te rrepave nuk janë vetëm një ushqim mahnitës me përfitime bukurie, por gjithashtu ato janë shumë hidratues në mënyrën e tyre. Shije e tyre është e ëmbël dhe pak djegëse dhe ato janë të mbushur me antioksidantë. Një rrepkë është rreth 95.3 për qind e bërë nga uji, kështu që ju e dini se jeni duke marrë të gjithë hidratimin per te cilin keni nevojë. Çfarë duhet të gatuaj me rrepkat? Sigurisht, shtojini ato në sallatë, ushqimi i sezonit të verës, por ata gjithashtu do të funksionojnë mrekullisht në një ‘coleslaw’, me ushqime të tjera krokante të tilla si lakra.

Domatet

Ky frut shpesh- I keqkuptuar (sepse ne të gjithë mendojmë se është një zarzavat) është i mahnitshëm në kaq shumë mënyra. Para së gjithash, 94.5 për qind e saj është ujë, kështu që ju e dini se jeni duke marre me shume se standardet tuaja hidratuese. Natyrisht, ju mund të shndërroni domatet në salca te panumërta,dhe përdorni feta në sallatra dhe siper gjetheve te sallates jeshile dhe proshutës në sanduiçe . Por ju gjithashtu mund të bëni supë të mrekullueshme me to, e cila mund të funksionoje edhe më mirë kur është e ftohte.

Kombinimi më e mirë? Bëni një sallatë të thjeshtë Caprese duke bashkuar domatet me mozzarellë, duke sperkatur vajin e ullirit mbi to dhe pak rigon, gjithashtu, për një masë të mirë. Nëse dëshironi më shumë, provoni sallatë Caprese me domate të pjekura.

Shalqi

Ky frut i mrekullueshëm është padyshim i mbushur me ujë – 91,5 për qind H2O është një nga arsyet kryesore për famën e tij. Pra, pse të mos përfitoni nga kjo kete verë? Së pari, sigurohuni që të zgjidhni një të mirë dhe të pjekur. Ëmbëlsia dhe lëngshmëria funksionojnë e gjitha mirë, por mos harroni se fruti është gjithashtu super i shëndetshëm. Është një burim kryesor i likopenit, një antioksidant që lufton kancerin  dhe që gjendet në fruta të kuqe dhe zarzavate.

Spinaq

Ai mund  te kete”vetëm” rreth 91.4 për qind përmbajtje të ujit, por spinaqi me gjethe të gjelbër më shumë se kaq bën mire për të gjithe ushqyesit e tjerë që sjell në tavolinë. Sigurisht, hekuri është një prej tyre. Por mos harroni se është gjithashtu i pasur me lutein, fibra, kalium dhe folatë. Ai gjithashtu ka një sasi mbresëlënëse të vitaminës E.

Sallate Marule

Ajo ka një përqindje të habitshme të përmbajtjes së ujit: 95.6, por në përgjithësi, sallata marule mund të mos duket aq e pasur me lëndë ushqyese sa llojet e tjera të jeshillleqeve. Megjithatë, ajo ka përmbajtjen më të lartë të ujit, dhe është gjithashtu shumë e shijshme, prandaj mos e injoroni atë kur gatuani dhe hani. Nëse doni të shtoni atë në ushqimin tuaj në mënyrë të shëndetshme, pse të mos zevendesoni bukën, pitet dhe tortijat me disa gjethe të maruleve ?Wrap me sallate marule ? Po, të lutem, për të gjithë ne. Sidomos gjatë valëve të nxehtësisë.

Lulelaker

Kjo zarzavate kryesore është e preferuar për një arsye. Ose per shumë arsye. Është menduar se lufton kancerin, së bashku me te afermit e tij, brokoli, dhe lakër brukseli. Ajo ka një përmbajtje të ujit prej 92.1 për qind. Dhe ju mund ta bluani dhe të bëni ca brumë per pica pa miell me të. Gjithashtu mendohet se ul kolesterolin. Pra, çfarë prisni me shume? Lulelakër e pjekur dhe shtoni atë në sallatra dhe përfitimet nuk do të vonojnë tju vijnë në tryezë.

Pjeper

Është shumë e mahnitshme, me të vërtetë, se pjeprat kanë vetëm rreth 50 kalori për një racion prej 150gr, sepse ata janë aq të lëngshëm dhe të ëmbël. Kush mund të haje vetëm një racion,’apo jo? Une jo! Por po, pjeprat janë një nga ushqimet e mrekullueshme hidratuese, me 90.2 për qind përmbajtje të ujit thuhet për të. Ajo cfare ata gjithashtu sjellin në tavolinë janë aq mjaft me vitaminat A dhe C sa për t’ju mbajtur një ditë të tërë. Ju e keni lexuar këtë apo jo!

Qitro

A do duhet edhe më të këndoj lavdërimet për qitron? Nuk e dimë të gjithë se sa e famshme është deri tani? E pra, është padyshim një nga ushqimet e mëdha hidratuese, edhe pse ajo ka rreth 90.5 për qind të përmbajtjes së ujit. Ka shumë benefite..Si ulja e kolesterolit tuaj dhe te qenit nje ndihme për dietë, nëse ndiheni sikur keni nevojë për një gjë të tillë.

Selino

Selino ka vetëm rreth 6 kalori për kërcell, nëse mund ta besoni kete dhe përmbajtja e ujit është tronditëse: rreth 95,4 për qind. Është gjithashtu shumë e pasur me fibra, që do të thotë se të kesh atë jo vetëm që do të shuaje ca nga etja jote, por gjithashtu do të vazhdoni të ndjeheni plot. Ka edhe lëndë ushqyese të tjera: folati dhe vitaminat A, C dhe K./albeu.com