Ministrja Balluku: Shumë e vështirë të ndjekësh Edin, ka zbuluar talente!

Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama merr lëvdata nga ministret e tij në detyrë.

Ditën e sotme një lëvdatë e hapur ka ardhur nga ministrja Belinda Balluku e cila e përshkruan Edi Ramën, me ngjyra dhe nota rozë, më të bukura se ngjyrat e tij pikturore, shkruan Tpz.

Pjesë nga deklarata

Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006. Kam qenë në parti që në 2006.

Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin. Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty.

Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm. Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim”, tha Balluku.


Shtuar 30.06.2020 18:45