Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhi ka folur për zgjedhjen e kreut të PD.
E pyetur nga analisti Mentor Kikia se cili do të jetë emri tjetër në garë përveç Sali Berishës, Harxhi tha se shpreson që kandidati tjetër të mos jetë aty thjeshtë për numër, por të ketë garë të vërtetë.
Komentet Harxhi i bëri teksa ishte e ftuar në studion e “Log.” në Abc.
Pjesë nga diskutimi:
Kikia: Berisha e ka shpallur kandidaturën deri tani. Ka patur disa kandidatë që kanë vijuar të qëndrojnë në treg siç është zoti Kadilli pas atij garimi të dështuar, dhe doja të pyes a ka ndonjë tjetër që do të kandidojë përballë zotit Berisha?
Harxhi: Unë do të doja të kishte kandidatë të tjerë, por nuk do të dëshiroja që të kishim pikërisht dikë që të vendosej aty për t’i shërbyer zotit Berisha./albeu.com/