SKANDAL/ Reali dhe Barcelona do të merrnin nga 600 milion euro në Superligë, ekipet e tjera “JO”

Gazeta spanjolle e njohur ‘Mundo Deportivo’ publikoi sot detaje tronditëse që Real Madrid dhe Barcelona patën me Superligën e Europës.

12 klube të mëdha eropiane (Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Tottenham, Juventus, Milan dhe Inter) themeluan të dielën ‘European Super League’, por që nuk zgjati më shumë se 48 orë.

Spanjollet zbuluan sot se kampioni i Superligës do të merrte 600 milionë euro, por vetëm nëse do të ishte Real Madrid apo Barcelona. Klubet tjera nuk do t’i merrnin kaq shumë para për titullin, kjo nuk do të varej nga rezultatet por nga imazhi i klubit.

Mundo shkruan se klubet do t’i ndanin nga 7.5 miliardë euro në fund të sezonit. Kjo shumë do të rritej nga sezoni në sezon dhe do të kalonte në 10 miliardë. Këto para do të ndaheshin për 20 klubet, kurse shuma do të varej nga vlera e markës, ndikimi në rrjetet sociale – pra rezultati nuk do të ishte i rëndësishëm./


Shtuar 22.04.2021 15:35