Pas kallzimit të Qëndresës Qytetare për shkelje të Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi sot sanksionin administrativ me gjobë ndaj Emiriana Sako, kandidate për kryetare bashkie në Durrës në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe Drejtorit të Shkollës “Armath” Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Qëndresa Qytetare shpreh vlerësimin për vendimin e marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duke kontribuar në zbatimin e kodit zgjedhor dhe vënien pra përgjegjësisë të cdo zyrtari apo përfaqësuesi të subjekteve politike që shkelin kodin zgjedhor duke deformuar garën dhe vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Të udhëshequr nga parimi i zbatimit të ligjit, ekipi i Qëndresës Qytetare do të vijojë të ndjekë me seriozitet dhe profesionalizëm maksimal procesin e hetimit adminsitrativ për 10 kallzimet e tjera të bëra nga Qëndresa Qytetare, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë si ministra, kryetarë bashkie dhe drejtues institucionesh./albeu.com