EMRI/ I vihet flaka makinës së efektivit të Policisë në Shkodër

Sot, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Dritan Turhani, 53 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlija”, Shkodër, me detyrë punonjës policie në DVP Shkodër. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.