Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zbardhur detje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
Mustafa ka ndarë në Facebook një foto nga takimi, ku ndër të tjera ka shkruar se vajtja e Ramës në shtëpinë e tij në Prapashticë, tregonte për të një shenjë kujdesi.
“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa.
