Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, është prononcuar para Kuvendit në lidhje me Kuvendin e PD-së dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Alibeaj është shprehur se “presidenti i ri duhet të jetë një njeri politik, i ekuilibruar dhe jo i afektuar nga non gratat”.
“Sot është ditë e këtij kuvendi që është i rëndësishëm për tu trajtuar. Kohë më parë grupi parlamentar i PD ka nxjerrë platformën për bashkimin është ai libri i shenjtë për demokratët, ka që është komenti im. Është diskutuar gjerë e gjatë në takime me deputetët është shprehur fare qartë qëndrimi i tyre edhe kur u bë publike.
Do të diskutojmë çështje të interesit publik por edhe të PD, këto histori të individëve janë të qarta. Është e rëndësishme për demokratë dhe shqiptarët procesi i zgjedhjes së presidenti ju e dini qëndrimin tonë të grupit parlamentar, kemi konsultime të gjithë deputetët me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutimeve për këtë çështje duke mos i ikur përgjegjësisë por të marrin përgjegjësi. Të jetë një profil politik për shqiptarët. Duhet ta marrim këtë përgjegjësi dhe ta çojmë përpara, është një test politik për të gjitha palët të marrin pjesë në konsultime që duhet të ndodhin. Zëri i çdo deputeti do të përcillet dhe do të përçohet. Kjo mazhorancë fiktive nuk e ka legjitimitetin ta zgjedhë e vetme, kësaj mazhorance sipas raporteve të DASH apo ODHIIR.
Unë besoj që ajo se çfarë shqiptarët do të duan, një profil politik të mos ketë influencën e non gratave, janë 4 deputetë të etiketuar non grata që nuk kanë të drejtë morale për të votuar për presidentin. Interes publik, duhet të jetë një president i pa afektuar nga non gratat. Të zgjidhet një profil politik, jo hermafrodik, sic kerkon Rama, të mos jetë përballur me teste apo apo sprova. Duhet të jetë një njeri i ekuilibrave. Unë besoj që është e rëndësishëm që procesi të jetë serioz, të mos ngutemi. Duhet ta bëjë në mënyrë gjithë përfshirës, transparent, duke pasur këto synime të moralshme për të zgjedhur të parin e vendit. Të jetë presidenti I të gjithëve dhe jo palëve politike”, tha Alibeaj./albeu.com