Nga temperaturat mbi 30 gradë tek rreshjet e shiut, si pritet të ndryshojë moti gjatë ditëve në vijim

Mesdita e sotme pritet të jetë e nxehtë. 28-29 gradë celcius pritet maksimumi i mesditës së sotme. Vlerë kjo e matur në hije. Ndërkohë që në hapësirat e hapura, pra në rrugë dhe në sheshe temperatura do të ndihet të paktën 6 gradë më lart, që i bie prakikisht mbi 30 gradë celcius.

Elbasani dhe Berati janë qytetet që i afrohen më shumë 29 gradëve.

Edhe ditën e nesërme mbetemi me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa e premtja dhe e shtuna sjell fuqizim të vranësriave. Reshjet do të jenë të pakta dhe kryesisht do të jenë të fokusuar në skajin juglindor dhe lindor.

Termometri nuk ndryshon gjatë orëve të mesditës, gjatë orëve të mëngjesit kemi jo më poshtë se 6 gradë në zonat malore, ndërsa mbetemi në 28 gradë deri mesditën e së premtes, e shtuna një rënie të lehtë për shkak të vranësirave më të dukshme dhe mbase dhe shtrirjes së zonës së reshjeve.

Ditën e shtunë kemi një pjesë të mirë të territorit me reshje, por bëhet fjalë për momente të shkurta, me reshje shiu të papërfillshme, shprehet meteorologia Tanja Porja./albeu.com/