Shkoi për t’u larë, 16-vjeçari mbytet në liqen

Një djalë vetëm 16-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqen teksa po lahej.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit, Kukës.

Përmes një njoftimi policia bënë me dije se viktimë ka mbetur i riu me inicialet L.G., i cili kishte shkuar në liqen për t’u larë.

“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Laçit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”,- thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 29.06.2020 15:35