Rama në Kosovë, takon Albin Kurtin

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Mësohet se takimi është mbajtur në selinë qendrore të LVV-së në Prishtinë.

Në takim ka marrë pjesë edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Më vonë gjatë ditës së sotme, Rama do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.


Shtuar 29.06.2020 15:39