Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla mbylli fushatën zgjedhore me një takim në Belsh.
Në fjalën e tij Balla përmendi edhe ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Balla u shpreh se kjo është një ngjarje që është skenuar nga Partia Demokratike dhe Ilir Meta, të cilët, sipas Ballës janë të gatshëm që për pushtet edhe të vrasin.
“Kam një pyetje për të gjithë demokratët: Kush është kryetari i PD, Lulzim Basha apo Ilir Meta? Lulzim Basha apo Sali Berisha? Unë do të thoja që Luli njëherë nuk është, kjo është e sigurt. Se është Saliu, apo është Ilir Meta, kjo është një çështje tjetër.
Në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, që ka ka për skenar, për autor, për iniciues, PD dhe Ilir Metën, të cilët për pushtet janë të gatshëm edhe të vrasin. Prandaj çdo qytetar i Belshit, i Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë duhet të kuptojë që ne kemi nevojë për një proces demokratik zgjedhor të qetë. Ne nuk duhet të biem pre e provokimeve. Thirrja ime për të gjithë socialistët, për të gjithë qytetarët e ndershëm te këtij vendi: Mos bini pre e provokimeve të ulëta, PD në gjithë këto 30 vite është identifikuar me dhunën, ka vrarë për të mbajtur pushtetin. Pjesë e këtij skenari dhune është bërë pjesë edhe i ashtuquajturi President i Republikës, i cili nuk resht në asnjë moment për të prodhuar, për të apeluar për skenare dhune”, tha Balla.