Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialist Alqi Bllako.
Në këtë mënyrë krahas, procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos, po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.
Sipas informacuoneve në sitën e Prokurorisë së Posaçme, përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish deputetit, në lupën e SPAK, janë vendosur edhe llogaritë e tij bankare.
SPAK po kryen veprime hetimore, ku sipas burimeve, institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.
Gjithashtu sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.
Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash. Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish ministrin ku përveç sekuestrimit të kantinës së pijeve alkoolike, dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij. Koka akuzohet edhe për pastrim parash. Sipas SPAK për aferën e dy inceneratorëve ai ka përfituar në formën e ryshfetit rreth 4.9 milionë euro.