Princi Louis sot 4 vjeç, Kate Middleton ndan fotot e ëmbla të tij (FOTO LAJM)

Ndërkohë që e gjithë vëmendja e shtypit britanik dhe atij të huaj, ishte e përqendruar te vizita e Harry-t dhe Meghan Markle në Holandë, një tjetër princ i adhurueshëm na ka marrë mendjen ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për princin Louis, djalin e dytë të Kate Middleton dhe dukës së Cambridge, William, i cili feston ditën e sotme datëlindjen e tij të katërt. Në ndryshim nga vëllai dhe motra e madhe, Louis është më pak ‘’i njohur’’, më se e kuptueshme kjo gjë, për shkak të moshës së tij. Mirëpo pas fotografive të publikuara nga Pallati i Kensington-it, të gjithë duam të dimë dhe ta shohim më shpesh më të voglin e familjes.

Duka dhe dukesha e Cambridge postuan dje disa foto të Louis në llogarinë e tyre të përbashkët në Instagram, teksa ai shfaqej duke buzëqeshur në një plazh në Norfolk, Angli ku shkruhej “Nesër 4 vjeç!”. Sipas burimeve të Pallatit mbretëror ato janë realizuar nga Kate në fillim të këtij muaji.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@dukeandduchessofcambridge)

Louis është duke luajtur dhe vrapuar në plazhin me rërë, ndërsa ka veshur pantallona të shkurtra ngjyrë gurkali dhe një pulovër gri me yje.