Ministrja Belinda Balluku nuk e ka konsideruar të rëndësishëm faktin që presidenti i ardhëm i vendit të jetë zonjë me patjetër. E ftuar në “Kjo Javë” Balluku tha se PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin.
Ajo po ashtu ka komentuar edhe situatën në Partinë Demokratike.
Presidenti
Duhet të them se kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është zonjë. Unë kam qëndrimin tim. Në politikë zonja apo zotërinj janë të gjithë të njëjtë. Nuk ka rëndësi, duhet të këtë integritet e të jetë figurë e respektuar. PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin. Shqipëria ka prodhuar burra dhe gra dhe do të gjendet një e tillë.
Zhvillimet në PD
Kemi parë njerëz që shtyen me njëri-tjetrin, një Pazar që nuk po merr fund nuk i shërbejnë vendit. Unë kam qenë në kohën që kemi qenë në opozitë, punonim për orë të tëra. Sa herë shkoj në Parlament përballem me akuza të pavërteta. Nuk kemi një opozitë serioze dhe qeveria nuk ka me kë debaton./bw