Perez “kërcënon”: Do të ketë Superligë tjetër, mos harroni 12 klube kanë firmosur një kontratë

Presidenti i Real Madridit nuk e ka ndërmend të dorëzohet para UEFA-s dhe FIFA-s.

Ideja e tij për të themeluar një ‘European Super League’ ra poshtë, pasi pothuajse të gjithë skuadrat u tërhoqen.

 

 

Gjatë një interviste mbrëmë, Perez tregoi se do të ketë një Superligë të re, edhe pse dështoi kjo tentativë.

Ai po ashtu ‘kërcënoi’ klubet e tërhequra duke i thënë se një kontratë është firmosur.

“Nëse ky projekt nuk funksionon, atëherë ai tjetri po. Mos harroni, 12 klubet kanë firmosur një kontratë”, tha mbrëmë Perez.

Kujtojmë që pas një proteste të tifozëve të Chelseat, shumica e klubeve u larguan nga ky kompeticion./


Shtuar 22.04.2021 08:57