4 penallti të humbura në 2022, Ancelotti për Benzema: Do të vazhdojë të gjuajë sërish ai

Karim Benzema po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm, deri në atë pikë për të qënë kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë të vitit 2022.

Por mbrëmë, në fitoren ndaj Osasunës, ai humbi 2 penallti. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, e “ngushëllon” në konferencën për shtyp.

Të lidhura

None found

“Nëse do të kishte një tjetër penallti, Benzema do ta kishte goditur atë, dhe herën tjetër ai, gjithmonë do të godasë ai. Mund të gabosh nga pika e bardhë e penalltisë, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Ai luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, nëse nuk shënon nuk do të thotë se ke luajtur keq.

Benzema ka qënë lojtari ynë më i rëndësishëm këtë sezon, nuk ka vend për diskutime në lidhje me këtë gjë”, është shprehur tekniku italian.

Benzema ka humbur 4 penallti në vitin 2022, dy me Osassunën, një me Elche dhe një me Celta Vigo./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.04.2022 12:35