Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaron se PD e ka detyrim për t’u dhënë shqiptarëve një president.
Komentet Alibeaj i bëri gjatë një prononcimi për mediat, pas mbledhjes së grupit, ku u shpreh se Sali Berisha shkaktoi shumë zhurmë, ndërsa dha qëndrimin e tij kundër.
Ai shtoi se PD nuk mund t’i fshihet procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit dhe t’ja lërë Edi Ramës, duke e cilësuar si të delegjitimiar.
“Ishte një mbledhje që duhej të zhvillohej dje, por i ndodhi fatkeqësia kolegut tonë. Çështja që u diskutua e para ishte ajo e axhendës parlamentare. Një çështje tjetër është ajo e qëndrimit që duhet të mbajë PD. propozimi im është që duhet në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët. Për këtë arsye u la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e secilit deputet dhe të ketë një qëndrim final në fund.
E kuptoni që mbledhjet e grupit parlamentar ka zhurmë. Vjen zoti Berisha pa asnjë rol, jep opinionin ë tij. Unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm. Pavarësisht faktit që me ndryshimet e 2008 të marrëveshjes Berisha-Rama zgjedhja e presidentit degradon në raundin e katër dhe pestë me 71 vota. Kjo e kupton se dëmtuese është për opozitën.
Megjithatë edhe sot opinioni im është i qartë. Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin, 74 vota mori nga masakra elektorale. Katër deputetë të vet sot nuk përfaqësojnë zërin e qytetarëve, dy janë pas qelisë, dy të tjerë janë non grata për një arsye shumë të rëndësishme për blerje votash. Edhe në këtë aspekt është e delegjitimuar maxhoranca e Ramës.
Duhet të jetë presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të rrudhet procesi futur në zarfe. Këtu duhet të përballet PD. Njëra rrugë është me bishtin ndër shalë të shmangemi. Përfaqësojmë gjysmën e shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Edi Ramën, por duke t’ua grisur fasadën me zarfe. Është detyrim kushtetues. Edhe detyrim i opozitës ta çojmë përpara. Ky është qëndrimi që unë kam. Presidenti është i shqiptarëve, ne kemi detyrimin të bëhemi zëdhënës jashtë zarfeve. Përballje me regjimin. E di fare mirë që ajo që mendon Edi Rama është që në fund ta zgjedhë me votat e veta. Për këtë arsye grupi i PD do të ketë një mbledhje tjetër për një Ձështje të rëndësishme, si një detyrim”, deklaroi Alibeaj./albeu.com/