Në derbi ndaj Milanit, Interi pa një stadium të mbushur pothuajse në maksimum.
Por duket se tifozeria zikaltër duket se nuk ka dëshirë të pushojë, dhe ndaj Romës të shtunën mbrëma priten të jenë mbi 70 mijë tifozë.
“Gazzetta dello Sport” raporton se vetëm 3300 bileta janë shitur për tifozët e Romës, ndërsa pjesa tjetër është totalisht zikaltër.
Arma shtesë e ekipit të Interit është pikërisht tifozeria që nuk e braktis kurrë, duke mbushur stadiumin plotë./ h.ll/albeu.com