Meteorologia zbulon ditën kur përfundojnë reshjet dhe kur kthehen temperaturat 26 gradë

Ditën e nesërme kemi sërish veriun me reshje, shumë më të pakta se sa dita e sotme. Të lokalizuara kryesisht në sakjin verior dhe në verilindje. Vëtëm momente të shkurtra me pika shiu do të shfaqen në pjesën tjetër të tërritorit shqiptar për ditën e enjte.

E premtja dhe deri në mesditën e së shtunës rikthehen prezencën e reshjeve thuajse në të gjithë territorin shqiptar. Vetëm disa zona të jugut do të mbeten pa reshje.

Reshjet do të jenë përgjithësit të pakta në qendër dhe në jug. Më të konsiderueshme do ti ketë veriu gjatë ditës së premte, bëhet fjalë për disa milimetra. Jo më shumë se 20 milimetra në 24 orë. Këto reshje janë të konsiderueshme krahasuar me reshjet e kësaj jave.

Vlera minimale në zonat e thella malore ka kapur 0 gradëshin, rjedhimisht kemi patur gjatë mëngjesit të sotëm reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.

Megjithse moti është i paqëndrueshëm, temperaturat do të vijojnë të rriten në ditët në vijim.

Sot në mesditë rritja do të jetë e ndjeshme. Ndërsa nesër dhe në vijim kemi rritje të vijueshme të temperaturave si në orët e mëngjesit, por edhe në mesditë.

Temperatura minimale nuk do të jetë më poshtë se 4 gradë, ndërsa në orët e mesditës kemi 25-26 gradë celcius. Temperatura këto tipike të muajit prill.

Pritet që pjesa e dytë e së shtunës dhe në vijim të sjelli përmirësim të situatës sinoptike, ku kthjellimet do të mbizotërojnë mbi vranësirat, bën me dije meteorologia Tanja Porja./albeu.com/


Shtuar 20.04.2022 15:40