Ish- kandidate për deputete, ja kush emërohet drejtuese në Kadastrën e Shkodrës

Ish-kandidatja për deputete në listën e Partisë Socialiste, Lela Berdica do të jetë drejtuesja e re e Kadastrës së Shkodrës.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Blerina Hakën, e cila ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Berdica ka qenë kandidate për deputete në listën e PS-së në Shkodër në zgjedhjet e fundit parlamentare, por nuk arriti që të merrte një ulëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa deri më tani, Berdica deri më sot ka mbajtur detyrën e drejtueses së ADISA-s në Shkodër./albeu.com


Shtuar 19.04.2022 15:30