Çaste paniku, shikoni tentativën e dështuar e pilotit për t’u ulur në Rodos, era e fortë ja bën të pamundur (VIDEO)

Një moment i frikshëm është filmuar në aeroportin e Rodosit, teksa një pilot bën një tentativë të dështuar për t’u ulur në pistë.

Piloti që vinte nga Finlanda duket se po tentonte të ulej në pistë, në një moment kur në qytet po frynte erë e fortë, gjë që ka bërë që të devijojë drejtimin e avionit.

Pas tentativës, piloti është ngritur sërish në fluturim, gjë që ka bërë që edhe pasagjerët të ndihen në panik.

Mediat greke raportojnë se avioni është nga kompania finlandeze Finn Air për në Rodos ishte planifikuar të ulej në aeroportin e ishullit grek pasdite vonë, megjithatë, siç shihet në këtë video kushtet e motit e bënë të pamundur.

Piloti, pasi bëri disa xhiro mbi aeroport, u përpoq të ulej pavarësisht erërave shumë të forta që po frynin në zonë. Ndërsa ai fillimisht dukej sikur po arrinte të ulej, ai vendos të vijojë fluturimin për të mos rrezikuar.

Avioni më në fund u ul pak më vonë në aeroportin e Kos dhe natën vonë ai fluturoi për në Rodos ku arriti të ulej rreth orës 23.30.


Shtuar 19.04.2022 08:19