Real Madrid i ka shpëtuar një humbjeje në shtëpinë e Sevillas.
Vendasit arritën të kalonin në avantazh në minutën e 21-të me një supergol nga goditja e dënimit e cila u ekzekutua me mjeshtëri nga Rakitic. Por vetëm 4 minuta më pas, Lamela dyfishon shifrat duke shtangur Realin.
Ndeshja kishte spektakël dhe intensitet të lartë loje. Real Madrid arriti të hapte rezultatin duke shënuar në minutën e 50-të me anë të Rodrygo pasi kishte vetëm 4 minuta që ishte aktivizuar.
Vinicius shënon në minutën e 76-të por goli u anulua nga VAR.
Por atëherë kur nuk pritej, Benzema shënoi golin e përmbysjes në minutën e 92-të duke i dhënë fitoren Realit./ h.ll/albeu.com